PDK kërkon sërish që rezoluta për mbrojtjen e së vërtetës të luftës në Kosovë të kalojë e para në rendin e ditës
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
PDK kërkon sërish që rezoluta për mbrojtjen e së vërtetës të luftës në Kosovë të kalojë e para në rendin e ditës
Seanca e Kuvendit - 10 prill 26
Foto Ilustruese
10/04/2026 - 12:28
Linku u kopjua

Me kërkesën e grupit të parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës që pika e 11-të e rendit të ditës në seancën e sotshme, “shqyrtimi i “Propozim-Rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998-1999”, të jetë pika e parë e rendit të ditës, u vendos që ajo të futet menjëherë pas pyetjeve parlamentare.

Ishte nënkryetarja e kuvendit nga radhët e PDK-së Vlora Çitaku ajo që bëri kërkesën.

Sipas saj, Kuvendi nuk ka çështje më të rëndësishme për të trajtuar se kjo pikë.

Ajo gjithashtu tha se kjo rezolutë të miratohet pa debat.

“Kemi bërë shumë përpjekje që rreth kësaj çështje të kemi pajtueshmëri të plotë dhe për aq sa kuptova tashmë është arritur dakordim për tekstin e rezolutës nga të gjitha grupet, mirëpo ne insistojmë që kjo pikë të trajtohet si pikë e parë e rendit të ditës. nuk besoj që ky kuvend ka diçka më të rëndësishme për të trajtuar se kjo pikë. Kjo flet shumë edhe për kulturën politike që është duke mbizotëruar në Kosovë tani e disa vite. Nuk është turp as dobësi, që shumica parlamentare ta pranojë një kërkesë të opozitës”, tha Çitaku.

Paraprakisht, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci tha se pikat e rendit të ditës nuk duhet të ndryshohen.

E shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka mbështetur kërkesën e PDK-së, porse e pakuptueshme për të është mosmarrëveshja mes grupeve parlamentare për një pikë rendi dite.

Kërkesë kishte edhe nga grupi parlamentar i LDK-së, poashtu për pikën e parë të rendit të ditës. Aty, shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku kërkoi që të vendooset pika e nëntë e rendit të ditës “votimi i propozim-rezolutës për rritjen e çmimeve të naftës”.

E nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola tha se rezoluta e PDK-së ka nevojë për disa ndërhyrje.

Për të, është e pakuptimtë që kjo temë të trajtohet si kryesore në seancën e sotshme, duke përmendur se marrëveshjet ndërkombëtare janë me urgjencë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026