Shqetësimi që ka paraqitur vazhdimisht presidenti serb Aleksandar Vuçiç lidhur me marrëveshjen e sigurisë së vulosur kohë më parë mes saj, Shqipërisë dhe Kosovës, nuk e bind aspak Kroacinë.
Ministria kroate e mbrojtjes përcolli hapur bindjen e saj se marrëveshja trepalëshe po keqinterpretohet qëllimisht nga Beogradi. Zyrtarët e Zagrebit kanë theksuar se ministri Ivan Anushic e ka sqaruar se dokumenti nuk ka të bëjë me aktivitete luftarake, por shërben si një kornizë bashkëpunimi teknik, shkëmbim dijesh dhe koordinim mes industrive të mbrojtjes për stabilitetin rajonal, transmeton TCh.
Ajo theksoi gjithashtu se Kroacia, si anëtare sovrane e NATO-s dhe BE-së, ndjek politikën e saj të pavarur dhe mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit transparent rajonal. Sa i përket paralajmërimeve të Vuçic për armatosje të mëtejshme të Serbisë, Ivan Anushic e ka bërë të qartë se vend ii tij nuk shqetësohet aspak nga të tilla deklarata.
Vetë ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se çdo informacion mbi marrëveshjen trepalëshe është publik dhe i disponueshëm në faqen zyrtare të ministrisë, ndërsa NATO ka kërkuar nga Serbia që të veprojë me përgjegjësi ndaj aleancës dhe fqinjëve të saj.