Pas dorëzimit nga PDK-ja të 16 ligjeve për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila tha se kjo po bëhet me qëllim për mbrojtjen e interesave të tyre.
Ajo në një konferencë për media tha se Kuvendi nuk ka bërë shkelje ligjore me miratimin e ligjeve me procedurë të përshpejtuar.
"Pamë se kjo parti është pozicionuar qartë kundër qytetarëve të Kosovës. Ata çfarë kanë përvetësuar kundërligjshëm duan ta mbrojnë. Prapa çdo ligji, ruhet një interes. Dy herë e kanë kontestuar Këshillin Prokurorial, sepse donin të mbronin njerëzit brenda këshillit. Gjithashtu tashmë e kontestuar Ligjin për Byronë, sepse janë të vetëdijshëm qe kjo pasuri nuk mund të justifikohet", deklaroi ajo.
16 projektligje në kushtetuese, Tahiri flet për shkeljen e rregullores në seancën e Kuvendit • KosovaPressNdryshe, PDK ka proceduar në Kushtetuese ligjet e miratuara në seancën maratonike të Kuvendit të Kosovës më 5 dhjetor.
Në një konferencë për media shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se kishin paralajmëruar t'i dërgojnë 20 projektligje në Kushtetuese, por në konsultim me ekspertët kanë proceduar 16 prej tyre.