Përjashtohet deputeti britanik që rrahu një burrë në rrugë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Përjashtohet deputeti britanik që rrahu një burrë në rrugë
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Mike Amesbury është përjashtuar nga Partia Laburiste e Britanisë së Madhe pasi goditi një burrë në një rrugë të Frodsham dhe u kap në kamera CCTV.

"Mike Amesbury po ndihmon Policinë e Cheshire në hetimin e saj pas incidentit të së premtes mbrëma. Në pritje të hetimit, Amesbury është pezulluar administrativisht nga anëtarësimi në Partinë Laburiste," tha një zëdhënës i kësaj partie.

Pamjet e reja të publikuara sot pasdite tregojnë se deputeti nga Runcorn dhe Helsby godet me grusht burrin, i cili më pas bie në tokë, përpara se ta godasë disa herë të tjera. Më pas erdhën tre kalimtarë dhe ndërhynë mes dy burrave.

“Në lidhje me këtë ngjarje është marrë në pyetje nga policia një 55-vjeçar, i cili më pas është lënë i lirë në pritje të hetimeve të mëtejshme”, tha policia.

Videoja e parë, e cila u bë virale në rrjetet sociale dje, tregon Amesbury duke i bërtitur burrit të shtrirë në tokë: "Po, unë jam përfaqësues, po, jam unë dhe nuk do të kërcënosh më kurrë një përfaqësues, apo jo?"

Amesbury pas incidentit tha se ndihej "i kërcënuar pas një nate me miqtë" dhe shtoi se ai "kontaktoi vetë Policinë e Cheshire në lidhje me rastin".

“Nuk do të komentoja më publikisht, por sigurisht që do të bashkëpunoj me policinë nëse është e nevojshme”, shtoi ai.

Partia Laburiste njoftoi se ishte në dijeni të incidentit dhe se Amesbury, i cili ka qenë deputet qe nga 2017, do të bashkëpunonte në hetimet që po kryhen nga  policia. Ndërsa një zëdhënës i Partisë Konservatore tha se "Amesbury duhet t'u përgjigjet pyetjeve mbi sjelljen e tij dhe është e drejtë të hetohet tërësisht."

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024