PDK, AAK dhe LVV mbyllin sonte fushatën, Prishtina në qendër të tubimeve zgjedhore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
PDK, AAK dhe LVV mbyllin sonte fushatën, Prishtina në qendër të tubimeve zgjedhore
Edhe pse fushata zgjedhore është paraparë të jetë deri të dielën në orën 06:59, partitë e mëdha politike mbajnë tubimet përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilët do të mbahen më 7 qershor.
Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmë ka mbajtur tubimin përmbyllës në kryeqytet. Partia Demokratike e Kosovës do të mbaj tubimin përmbyllës sonte nga ora 20:oo në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Edhe aleanca do të përmbyll fushatën në Prishtinë, konkretisht në sheshin ”Xhorxh Bush”, nga ora 20:00.
Tubimi përmbyllës zgjedhor do të mbaj edhe Lëvizja Vetëvendosjes në Prishtinë. Ata kanë vendosur që të takohen prapa Pallatit të Rinisë, duke filluar nga ora 20:30.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.