PD proteston sot, policia jep detaje për masat e marra
Dëgjoje me zë...
PD proteston sot, policia jep detaje për masat e marra
Policia e Tiranë thotë se kanë ndërmarrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në tubimin që do të zhvillohet sot në orën 18:00 përpara Kryeministrisë.
Në kuadër të këtyre masave, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore të kryeqytetit. Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit do të bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Ndërkohë, nga ora 15:00 e deri në përfundim të tubimit do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Autoritetet theksojnë se në varësi të zhvillimit të situatës, mund të ketë edhe kufizime të tjera në qarkullim në akse të ndryshme.
Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e trafikut në rrugë alternative dhe u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim, si dhe për respektimin e rregullave të rendit publik gjatë zhvillimit të tubimit.