Ka përfunduar njëra nga ndeshjet e programit të sotëm të Kupës së Kosovës, ku tani kemi mësuar skuadrën e parë që ka siguruar biletën drejt finales së kësaj gare.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Ramiz Sadiku”, skuadra e Dritës ka barazuar me rezultat 2:2 si mysafire e Ramiz Sadikut, përcjell KosovaPress.
Epërsinë në 2:0 e thelloi Granit Musa në minutën e 67’, kurse golin e parë për skuadrën e Dritës e shënoi Ardit Tahiri në minutën e 85’.
Golin e barazimit skuadra nga Gjilani e gjeti në minutën e 90’+2 shtesë, ku Almir Kryeziu shënon për rezultatin final 2:2.
Në finale, skuadra e Dritës do të përballet me fituesin e ndeshjes mes kampionit aktual të kësaj gare, Llapit, dhe kampionit aktual të Superligës së Kosovës, Prishtinës.
Rezultati final i ndeshjes është 2:2, ndërsa në rezultat të përgjithshëm 5:2, Drita siguron finalen e Kupës së Kosovës.