Pas tre ditësh sulme nga Rusia, Ukraina kundërpërgjigjet
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Pas tre ditësh sulme nga Rusia, Ukraina kundërpërgjigjet
Ukraina ka ndërmarrë një sulm të madh me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj disa rajoneve në Rusi, përfshirë rafinerinë e madhe të naftës në Ryazan, pas tre ditësh sulmesh intensive ruse ndaj territorit ukrainas.
Sulmi i Kievit erdhi në vazhdën e bombardimeve me dronë dhe raketa nga Rusia, përfshirë një goditje me raketë në një ndërtesë banimi në Kiev, ku humbën jetën 24 persona, mes tyre tre fëmijë. Ekipet e emergjencës përfunduan kërkimet nën rrënojat e një ndërtese në lagjen Darnytskyi, ndërsa autoritetet ukrainase e cilësuan këtë si sulmin më të madh ajror rus që nga fillimi i pushtimit në vitin 2022.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës në vendngjarje, deklaroi se “Rusia praktikisht e rrafshoi një pjesë të ndërtesës” dhe kërkoi rritje të presionit ndërkombëtar ndaj Moskës. Ai shtoi se mbi 1,500 dronë dhe dhjetëra raketa janë lëshuar nga Rusia gjatë tri ditëve të fundit.
Ndërkohë, Këshilli i Evropës njoftoi se po avancon drejt krijimit të një gjykate për krime lufte kundër udhëheqjes ruse për agresionin në Ukrainë, duke theksuar nevojën për funksionim dhe financim të shpejtë të saj.
Autoritetet në Kiev konfirmuan 24 viktima, rreth 50 të plagosur dhe qindra persona që morën ndihmë psikologjike, ndërsa qyteti shpalli ditë zie kombëtare. Në Rusi, autoritetet raportuan dëme në ndërtesa banimi dhe një objekt industrial në rajonin e Ryazanit, duke hapur hetime për “terrorizëm” pas sulmeve ukrainase.
Operacionet e kërkim-shpëtimit në Kiev zgjatën mbi 28 orë, me qindra ekipë që pastruan mijëra metra kub rrënojash, raporton The Guardian, përcjell KosovaPress.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.