Pas sulmit terrorist në Ibër Lepenc, Rizvanolli tregon gjendjen e furnizimit me ujë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanal të Ilbër Lepencit po kthehet në normalitet.
Sipas saj, mbrëmë në orët e vona ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.
“Sot, uji tashmë është lëshuar për në fabrikat e ujit të Drenasit dhe Shkabajt për trajtim dhe ka filluar furnizimi i rregullt i qytetarëve në Skenderaj. Brenda pak orësh pritet të normalizohet furnizimi për qytetarët e Drenasit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit”, ka shkruar Rizvanolli në rrjetin social Facebook.
Një shpërthim i fuqishëm ishte dëgjuar të premten në mbrëmbje në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç'rast ishte dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
https://kosovapress.com/shperthim-i-fuqishem-ne-zubin-potok
Nga Prishtina, në një konferencë urgjente, kryeministri Albin Kurti tha kishte thënë se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar.
Sulmin e 29 nëntorit e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të QUINT-it.
https://kosovapress.com/sulmi-terroriste-ne-veri-gjithcka-qe-ndodhi-dhe-reagimet