Me ligjërata, këngë, poezi e valle kanë filluar sot orët mësimore në shkolla të ciklit të mesëm të ulët, për nder të 28 Nëntorit.
Njëjtë ndodhi edhe në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, ku për të shënuar Ditën e Flamurit nxënësit ishin përkujdesur edhe të visheshin kuq e zi.
E hijeshin 28 nëntorit ia shtojnë nxënësit, që për nder të kësaj dite kishin zgjedhur veshjet kombëtare.
Nxënësja Ema Paqarizi tha se 28 nëntori është një ditë e vlefshme për të gjithë ata, që e duan atdheun e tyre.Nxënësja tjetër, Melika Krasniqi ka prezantuar veshjen e saj.
E Gent Gashi tregon sa sa shumë e do flamurin e Kastriotëve, të cilin Skënderbeu e ngriti më 28 nëntor 1443 në Krujë, e rreth të cilit u bashkuan shqiptarët.
Tashmë është bërë traditë që shkollat në Kosovë orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë 28 Nëntorit. Ndërsa nxënësit shpalosin programe të ndryshme kushtuar 28 nëntorit.