Pas mbulimit të tabelës së rrugës “Isa Boletini” në veri, Pacolli: S'është dhuratë e Rankoviqit
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Pas mbulimit të tabelës së rrugës “Isa Boletini” në veri, Pacolli: S'është dhuratë e Rankoviqit
Pacolli4321
03/06/2026 - 15:54
Linku u kopjua

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka reaguar për mbulimin e tabelës me emrin e rrugës “Isa Boletini” në Mitrovicë të Veriut nga kryetari i kësaj komune, Milan Radojeviq.

Ajo kritikoi këtë veprim duke thënë se veriu i Kosovës është pjesë e Republikës së Kosovës dhe se vendosja e rendit dhe ligjit nuk duhet të vihet në diskutim pasi që sipas saj nuk është dhuratë e Rankoviqit.

“Ata që dikur as nuk arrinin të shkelnin në veri se lëre më të shtrijnë rend dhe ligj andej. E sot pikërisht këta na sillën si të brengosur me shtrirjen e rendit dhe ligjit andej. Eksponentë të kësaj nomenklature me veprimet e Listës serbe duan të godasin Qeverisjen tonë”, shkroi ajo.

Ajo në fund tha se “këta këtu siç duket i pengon shumë që më në fund në veri kemi rrugë me emrin ‘’Isa Boletini”.

Ndërkaq të mërkurën autoritetet e Kosovës kanë vendosur tabelat me emrat e rinj të rrugëve në Mitrovicën e Veriut, “Isa Boletini” dhe “Zoran Gjingjiq”. Por, kryetari i kësaj komune, Milan Radojeviq, i mbuloi ato me një pëlhurë të bardhë, duke deklaruar se vendimi për emërtimin e rrugëve është i paligjshëm.

Kujtojmë se punëtorët e Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës kanë vendosur sot tabelat me emrat e rinj të rrugëve në pjesën veriore të Mitrovicës, me asistimin e Policisë së Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026