Pas deklaratave për krime lufte, një qytetar nga Prizreni paraqet ankesë ndaj Esat Shalës
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pas deklaratave për krime lufte, një qytetar nga Prizreni paraqet ankesë ndaj Esat Shalës
esad shala
24/07/2026 - 20:50
Linku u kopjua

Esat Shala, i njohur për aktivitetin e tij rreth dokumentimit të krimeve të luftës të kryera në Kosovë, në një intervistë televizive gjatë ditës së enjte ka shfaqur pretendime për një qytetar nga Prizreni se ka marrë pjesë në Masakrën e Krushës.

Ndërkohë, Policia nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se sot, më datë 24.07.2026,  personi me inicialet Sh.B., është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren dhe ka paraqitur ankesë, duke pretenduar se pas publikimit të një interviste në media, në të cilën ai është përmendur si i dyshuar për krime lufte, ai ndihet i kanosur.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti "Kanosje". Personi ndaj të cilit është paraqitur ankesa, mashkull  E.SH., është ftuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit. Pas intervistimit dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si "Kanosje", ndërsa i dyshuari E.SH. është liruar në procedurë të rregullt. Për informata të tjera lidhur me rastin , ju lutemi t'i drejtoheni prokurorisë kompetente”, thuhet në komunikatë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026