Parregullsi në testin e maturës, ja çka i kërkohet Qeverisë
Lexohet për: 2 min.
Testi i Arritshmerise
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kopjimet masive, validiteti i pyetjeve, mosndëshkimet sipas ligjit të provimit të maturës shtetërore janë vetëm disa nga të gjeturat e “Raportit analitik mbi Provimin e Maturës Shtetërore”, që është publikuar sot nga organizata ETEA.

Ky raport synon të ofrojë një vlerësim kritik dhe gjithpërfshirës të procesit të provimit të maturës shtetërore, duke analizuar efektivitetin, integritetin akademik, dhe sfidat kryesore që ndërlidhen me të gjatë viteve të fundit, me fokus në vitin 2024.

Drejtori i organizatës “ETEA”, Agon Ahmeti ka deklaruar se në masë të madhe ajo që është vërejtur është kopjimi dhe manipulimet që ndodhin gjatë mbajtjes së testit të maturës.

Ahmeti, ka deklaruar se nxënësit kanë kërkuar që në këtë proces të përfshihet edhe përqindja e angazhimit të tyre në aktivitete jashtë kurrikulare.

Ndërsa, si çështje tjetër shqetësuese përmend validitetin e pyetjeve, pasi që siç thotë ai nxënësit kanë vlerësuar se pyetjet shpesh nuk përputhen me kurrikulën që është mësuar në shkollë të mesme.

Ai, ka thënë se janë dy faktorë që e mundësojnë kopjimin.

Drejtori Ahmeti, ka hedhur kritika mbi Ministrinë e Arsimit duke thënë se kjo e fundit rrallë herë përmban informacione mbi ndëshkimet e personave për shkelje të rregullave.

Ndërsa, hulumtuesja e kësaj organizate, Bleona Kurteshi ka dhënë disa rekomandime sa i përket mbajtjes së provimit të maturës shtetërore.

Ajo, ka kërkuar që ligji për provimin e maturës shtetërore duhet të rishikohet.

Testin e maturës shtetërore në afatin e parë e kanë kaluar 13,342 nxënës apo 73.3% e maturantëve.

Ndërsa, i janë nënshtruar 18,285 mijë nxënës të klasave të 12-ta në të gjithë vendin.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025