Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
motii
Foto Ilustruese
01/03/2026 - 20:02
Linku u kopjua

Java e ardhshme parashihet të vazhdoj me mot të mire, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale gjatë javës pritet të lëvizin ndërmjet -4°C dhe 4°C, ndërsa maksimalet e ditës do të sillen nga 6°C deri në 14°C, transmeton KosovaPress.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Të hënën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: -4 deri -1°C dhe ato maksimale  12- 17°C. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-8m/s.

Ditën e martë moti do të mbanë me vranësira të shpërndara dhe me diell.  Temperaturat minimale: -1 deri  2°C dhe ato maksimale: 13-17°C.

Të mërkurën moti do të jetë i vranët dhe me interval me diell. Temperaturat minimale: 0 deri 2°C dhe ato maksimale: 14 - 17°C.

Ditën e enjte, mot do të jetë i vranët dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale: 1 deri 4°C dhe ato maksimale: 12 deri 15°C.

Dhe të premten moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: 0 deri 2°C dhe ato maksimale: 15 deri 17°C.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026