Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten dhe të premten do të ketë ulje të lehtë të temperaturave.
IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës vranësirat do të intensifikohen dhe do të ketë riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër.
“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Kurse, për të premten temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 33 gradë Celsius.
https://kosovapress.com/paralajmerohet-stuhi-rrebeshe-shiu-e-bresher-ne-kosove