Paralajmërohet stuhi, rrebeshe shiu e breshër në Kosovë
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka paralajmëruar se në Kosovë do të ketë rënie të lehtë të temperaturave.
Por, që nga e mërkura e deri të shtunën sipas ASHNA-s do të ketë zhvillime stuhish të përcjellura me rrebeshe shiu, vende-vende edhe breshëri.
“Që nga e mërkura pasdite e deri të shtunën, në një situatë kur kemi temperatura shumë të larta në përplasje me një valë rrymimesh ajrore më të ftohta, do të kemi zhvillime stuhish të përcjellura me rrebeshe shiu, vende -vende edhe breshëri dhe erërash të fuqishme që do të ndikojnë në një rënie prej 3 – 5°C të temperaturave maksimale, e që do të na shoqërojnë deri në mesin e javës së ardhshme”, thuhet në njoftim.
“Temperaturat maksimale në vendin tonë do të arrijnë në mes 28°C - 33°C, ndërsa minimalet do të luhaten ndërmjet 17°C - 22°C. Erërat do të jenë drejtimesh të ndryshme të dominuara kryesisht nga veriu me shpejtësi nga 02 – 12 m/s”, thuhet tutje në njoftimin e agjencisë.