Para takimit të Brukselit, Kurti bisedon me emisarin e Mbretërisë së Bashkuar
Lexohet për: 1 min.
Peach
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach. Ata kanë diskutuar për takimin e 14 shkurtit në Bruksel dhe sipas Kryeministrisë, është theksuar nevoja për zbatimin e shpejt dhe pa kushte të Marrëveshjes bazike.

Kurti gjithashtu e ka falënderuar diplomatin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i jep Kosovës.

“Folën për çështjet aktuale, duke përfshirë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut me 14 shtator në Bruksel. U theksua nevoja për zbatimin e shpejt, të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër. Ata po ashtu folën edhe për situatën politike dhe të sigurisë në rajon”, është theksuar në njoftimin e Kryeministrisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024