Para mbylljes së sesionit pranveror, anëtaret e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së takohen me Petrit Ajetin
Lexohet për: 1 min.
komisioni Hetimor per AKI
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kanë takuar drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi. Pjesëmarrësit në këtë takim ishin kryetarja e komisionit Ganimete Musliu, zëvendëskryetari i parë Salih Zyba, anëtaret e komisionit Arbër Rexhaj, Vendenis Lahu dhe Luan Aliu.

“Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë (AKI), në përmbyllje të sesionit pranveror të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga kryetarja Ganimete Musliu, takuan drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, në drejtorinë qendrore të këtij institucioni”, thuhet në njoftim.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024