Palatova: Kosova të funksionalizoj institucionet dhe të përfitoj nga 880 milionë eurot
Biznes
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Palatova: Kosova të funksionalizoj institucionet dhe të përfitoj nga 880 milionë eurot
palatova 090626
09/06/2026 - 11:52
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova shpreson që sa më shpejt të funksionalizohen institucionet shtetërore të Kosovës në mënyrë që vendi të përfitoj nga Plani i Rritjes, raporton KosovaPress.  

Këto komente ajo i bëri gjatë lansimit  të Indeksin e Politikave për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme (NVM) 2026 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, i cili u bë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT).

Eva Palatova, ushtruese e detyrës së shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë theksoi se në kuadër të Planit të Rritjes, BE-ja ka vënë në dispozicion 880milionë euro për Kosovën gjatë tre viteve të ardhshme, në këmbim të zbatimit të reformave që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, nxitjen e investimeve dhe eksporteve, si dhe promovimin e inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Palatova tha se Bashkimi Evropian mbetet partneri më i madh i Kosovës, duke investuar deri më tani 3.7 miliardë euro.

“Ndërsa ndihma e Bashkimit Evropian fillimisht ishte e fokusuar në veprimet emergjente të ndihmës dhe rindërtim, tani ajo përqendrohet në rritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe integrimin evropian të Kosovës. Në kuadër të planit të rritjes që e përmenda më parë, 880 milionë euro gjatë tre viteve janë të gatshme për t’u investuar në Kosovë në këmbim të reformave, Kosova ka paraqitur një agjendë ambicioze reformash në fushën e zhvillimit të sektorit privat dhe mjedisit të biznesit. Kjo agjendë reformash përfshin shtatë reforma kryesore dhe 26 hapa të drejtuara drejt nxitjes së investimeve dhe eksporteve, një kornizë rregullatore të thjeshtuar dhe efektive, dhe në fund promovimin e inovacionit dhe rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, tha ajo.

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës BE-së në Kosovë shtoi se tani nevojitet përshpejtim i reformave dhe funksionalizim i institucioneve për të përfituar nga potenciali i Planit të Rritjes.

“Ajo që duhet të vijë tani është një përshpejtim i konsiderueshëm i ritmit të reformave. Agjenda e reformave është miratuar nga Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2024. Tani jemi në verën e vitit 2026 dhe po shohim skadimin e periudhës së parë të tolerancës, ku për herë të parë do të mund të masim formalisht se çfarë ka arritur Kosova gjatë periudhës së parë. Prandaj shpresojmë shumë që institucionet politike të Kosovës së shpejti do të bëhen plotësisht funksionale në mënyrë që Kosova të përfitojë plotësisht nga ky potencial”, tha ajo.

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti duke theksuar se Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme janë shtylla e ekonomisë, ai u shpreh se raporti i OECD është i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka një rol kyç në hartimin dhe zbatimin e politikave që mbështesin zhvillimin e sektorit privat, fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, avancimin e inovacionit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për biznes. Përmes politikave tona dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë synojmë të ndërtojmë një ekonomi me qëndrueshmëri, inovacion dhe rezistencë ndaj sfidave”. Raporti i OECD paraqet një raport gjithëpërfshirës të bazuar në evidencë të politikave të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme gjithashtu evidenton sfidat që duhet të adresohen si qasja në financa, zhvillimi i shkathtësive, transformimi digjital dhe i gjelbër, rritja e inovacionit”,  tha ai.

Kryetarja e Divizionit të Evropës Juglindore të OECD-së, Marzena Kisielewska u shprhe se ky raport bazohet në Aktin e Biznesit të Vogël për Evropën.

Për OECD kyçe sipas saj është qëndrueshmëria e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme./B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026