Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes lija e deleve në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes lija e deleve në Kosovë
Delett
Foto Ilustruese
15/04/2026 - 13:07
Linku u kopjua

Është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes lija e deleve/dhive në Kosovë, konfirmon Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në koordinim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se rasti i parë është në një fermë të deleve në fshatin Sazli të Ferizajt.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur masat e përgjithshme për kontrollin dhe luftimin e kësaj sëmundje. Këto masa zbatohen në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit.

Sipas njoftimit, kjo sëmundje shkaktohet nga një virus i familjes Capripoxvirus dhe është ndër sëmundjet më të rënda për këto specie, me pasoja të mëdha ekonomike.

Disa nga simptomat e kësaj sëmundje janë: temperaturat e larta (40–42°C),  humbja e oreksit dhe plogështi, rrjedhje nga hunda dhe sytë, lezione (puçrra, plagë) në lëkurë, sidomos në kokë, veshë, bark dhe rreth organeve gjenitale.

Kjo sëmundje nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu.

Paraprakisht, gjatë ditës, AUV njoftoi për ndalimin e importit të deleve dhe dhive nga Shqipëria, shkak sëmundja e murtajës se bagëtive të imta.

Agjencia e Ushqimit dhe Vetrinarisë (AUV) ka njoftuar se është ndaluar importi i deleve dhe dhive nga Shqipëria.

Kjo për shkak të shpërthimit të sëmundjes se murtajës se bagëtive të imta në Qarkun e Dibrës.

Madje tani Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në koordinim me AUV-in kanë vendosur masë ndalese të pakohshme.

I’u është bërë thirrje fermerëve të deleve dhe dhive të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre dhe të shmangin çfarëdo kontakti me kopetë e fermerëve nga Shqipëria.

Autoritetet kufitare do të forcojnë kontrollet në të gjitha pikat kufitare dhe zonat e brezit kufitar me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së sëmundjes në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, fermërëve I’u është rerkomanduar të shtojnë kujdesin.

Kjo është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë, e cila përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e sëmura.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026