Pagesat e shpejta TIPS Clone, BQK e Banka e Italisë nënshkruajnë letrën e qëllimit
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Pagesat e shpejta TIPS Clone, BQK e Banka e Italisë nënshkruajnë letrën e qëllimit
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka e Italisë kanë nënshkruar sot letrën e qëllimit për fillimin e projektit për pagesa të shpejta - TIPS Clone.

Banka e Italisë do të ndërtojë sistemin TIPS Clone për të ofruar këtë infrastrukturë edhe për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Ky projekt përfaqëson projektin më të rëndësishëm infrastrukturor dhe strategjik të realizuar nga BQK në arritjen e objektivit dhe Planit të saj Strategjik.

BQK thotë se ky partneritet strategjik me Bankën e Italisë shënon një moment historik dhe vendos Kosovën në një nivel ku do të përfitojë nga ekspertiza profesionale dhe teknike, duke marrë një sistem që aktualisht Eurosistemi e përdor.

Përveç të tjerash, çdo zhvillim i ri në sistemin e BE-së pritet të përditësohet në vijimësi edhe për Kosovën ndër vite, duke mbajtur kështu infrastrukturën e pagesave të Kosovës në hap me zhvillimet dhe inovacionet në BE.

Sistemi pritet që brenda 18-muajsh nga nisja e realizimit të jetë i gatshëm. Fillimisht për pagesa lokale ndërmjet ofruesve të shërbimeve të pagesave, të cilat mundësohen përgjatë 24/7, me qëllimin që pas hyrjes në SEPA dhe përfundimisht të ndërlidhet me sistemet e pagesave të Bashkimit Evropian.

Letra e qëllimit u nënshkrua edhe nga banka qendrore e Shqipërisë, ajo e Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025