“Shkelje ligjore”, punëtoret teknike të Kuvendit zëvendësohen nga kompania pa paralajmërim
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 orë më parë
Linku u kopjua

Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë mbajtur grevë për tre muaj me kërkesën për rritjen e pagave dhe kushte më të mira pune, janë përballur me zëvendësim të menjëhershëm nga punëdhënësi.

Po ashtu gjërat e tyre personale janë larguar nga vendi i punës dhe janë hedhur në qese të zeza para dyerve të Kuvendit. Ndërsa, punëtoreve greviste nuk u lejohet as hyrja në oborrin e objektit.

Njëra nga punëtoret teknike, Nebahate Krasniqi, ka thënë për KosovaPress se kompania e pastrimit “Schafberger”, nuk i ka informuar ende punëtorët e tij se a do u vazhdohet kontrata e punës, duke shtuar se nuk po u lejohet as në oborr të Kuvendit të qëndrojnë.  

Punëtorja tjetër Shefkije Canolli është shprehur se shkeljet ndaj tyre kanë arritur kulmin, sipas saj  duke u “hedhë jashtë si një leckë”.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka theksuar se sipas ligjit të punës dhe Inspektoratit Qendror të Punës, kompania ka bërë shkelje ligjore dhe padrejtësia.

Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar tash e tre muaj që të rriten pagat nga 275 euro në 550 euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024