PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve
dfgerg
08/06/2026 - 11:24
Linku u kopjua

Kryesuesi i delegacionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Iulian Bulai, ka prezantuar gjetjet paraprake pas vëzhgimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, të mbajtura për herë të tretë brenda më pak se 16 muajve.

Delegacioni shtatëanëtarësh i PACE-s, i cili ishte i vetmi mision ndërkombëtar që vëzhgoi ditën e zgjedhjeve, vlerësoi se procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe pa incidente madhore, ndonëse u karakterizua nga lodhja dhe zhgënjimi i votuesve.

Ai tha se megjithëse procesi i votimit ishte i qetë dhe profesional, rënia e pjesëmarrjes së votuesve duhet të merret seriozisht.

PACE ngriti shqetësime edhe për votimin nga diaspora, përdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës dhe dezinformimin në internet.

Ai foli edhe për ndërhyrje të jashtme dhe nevojën për dialog politik pas zgjedhjeve.

Në përmbyllje, Bulai përgëzoi qytetarët e Kosovës për përkushtimin ndaj demokracisë dhe u bëri thirrje liderëve politikë të ndërmarrin hapa konkretë për tejkalimin e bllokadave institucionale.

“Ne u bëjmë thirrje politikanëve tuaj që ta marrin seriozisht besimin që u është dhënë nga qytetarët e Kosovës dhe të fillojnë një dialog të vërtetë e të sinqertë, të orientuar drejt zgjidhjeve konkrete, me qëllim që të shmanget lodhja dhe zhgënjimi me të cilin qytetarët e Kosovës po përballen aktualisht”, përfundoi Bulai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026