Osmani takon Kasanof
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof.

Mediat u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, derisa nuk do të ketë deklarata për media.

Pas takimit me Osmanin, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Kasanof gjatë qëndrimit në Kosovë do të takojë edhe liderët opozitarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Emisari amerikan po qëndron në Kosovë në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor.

Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë në cilësinë e zëvendës ndihmës sekretarit të Shtetit, pozitë në të cilën është emëruar muaj më parë./E.Zeqiri/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024