Ngritja e çmimeve në prag të festave për fundvit është bërë e zakonshme nga tregtarët në vendin tonë. Familjet në Kosovë rrisin ndjeshëm shpenzimet për tryezën e festave dhe kjo ndikon në shtrenjtim të produkteve ushqimore. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe abuzimet e tregtarëve për shitjet e përditshme me ofertat e tyre me zbritje.
Rritja e çmimeve po ndikon edhe me numrin e madh të mërgimtarëve që vijnë në atdhe për të kaluar festat me të afërmit e tyre.
Qytetari Avni Selimi ka vërejtur se ka shtrenjtim të produkteve në prag të Vitit të Ri. Ai thekson për KosovaPress se në bazë të kushteve socio-ekonomike për qytetarët e vendit, këto çmime janë tejet të larta, siç tha ai si “si në Gjermani”.
Qytetari tjetër i pensionuar, Kadri Gashi ka shtuar se para disa ditësh çmimet ishin më të lira, ndërsa me afrimin e festës, sipas tij janë ngritur 30 për qind.Ai ka folur edhe për ofertat me zbritje në dyqane për festa, për çka thotë se këto ulje janë kryesisht “joreale, mashtruese e indinjuese”.
E eksperti i ekonomisë, Besnik Avdija, ka bërë apel për qytetarët që të shikojnë këto “zbritje”, pasi që në këtë mënyrë po manipulohet me konsumatorët.
Në nëntor, rritja e çmimeve mesatare tek produktet ushqimore arriti në 0,7 për qind, krahasuar me muajin nëntor 2023.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...