Osmani takon ambasadorin De Riu: Diskutuam çështjet e sigurisë dhe heqjen e masave të BE-së
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  priti sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu, me ç’rast diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e koordinimit të rregullt me partnerët ndërkombëtarë me qëllim të adresimit sa më të suksesshëm të zhvillimeve në këtë fushë, gjithnje duke pasur parasysh interesin e vendit.

Siç njofton Zyra e Presidences, ndërlidhur me zhvillimet në Dialog, presidentja Vjosa Osmani ritheksoi se mbajtja në fuqi e masave të BE-së është një prej padrejtësive të mëdha e cila mbi të gjitha dëmton drejtpërdrejt mirëqenien e të gjithë qytetarëve në vend.

“Presidentja Osmani dhe Ambasadori De Riu diskutuan edhe për raportet e mira bilaterale ne mes të dy vendeve dhe rikonfirmuan përkushtimin për avancim të mëtutjeshëm të tyre në vazhidmësi. Në këtë drejtim, u potencua edhe rëndësia e vizitave bilaterale, si dhe shkëmbimeve të rregullta në mes të institucioneve të të dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët”, citohet Vjosa Osmani në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024