Osmani takohet me senator e kongresistë amerikan: Ishin zëri i popullit të Kosovës
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj zyrtare në Uashington ka takuar senatorë e kongresistët amerikan.

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar se këta ishin zëri i popullit të Kosovës.

E para e shtetit Vjosa Osmani, ka falënderuar senatorët e kongresistët amerikan për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës. Në Washington D.C., në kuadër të  75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024