Osmani: Sonte jam me Anglinë, Argjentina e eliminoi padrejtësisht Zvicrën
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Osmani: Sonte jam me Anglinë, Argjentina e eliminoi padrejtësisht Zvicrën
Osmaniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
15/07/2026 - 11:59
Linku u kopjua

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se në gjysmëfinalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Anglisë do të bëjë tifo për anglezët, duke theksuar se eliminimi i Zvicrës nga Argjentina e ka bërë të ndryshojë preferencën e saj.

“Aty definitivisht jam me Anglinë. Po ta shohim edhe aty. Deri vonë kam qenë me Amerikën edhe me Zvicrën për arsye që dihen sepse gjithmonë jam me Amerikën. Edhe e dyta për shkak të Granit Xhakës në Zvicër. Gjithmonë e kemi përkrahur ekipin e Zvicrës e tash fatkeqësisht pas eleminimit të padrejtë të Zvicrës tash e dimë sigurt që me Argjentinën s’jemi. Kështu që ndoshta diku mes Francës edhe Anglisë, të dyjat kanë një futboll të jashtëzakonshëm, të pastër”, tha Osmani.

Ajo tregoi se futbollin e ka ndjekur që nga fëmijëria dhe se Kampionatin Botëror po e shijon së bashku me familjen.

“Unë e kam përcjell prej kur kam qenë shumë e vogël çdo kampionat edhe botëror edhe evropian edhe kësaj radhe. Jemi kënaqur tash edhe bashkë me vajzat e mia edhe me bashkëshortin edhe atyre po ju intereson shumë futbolli vajzave të mia, kështu që çdo ndeshje e kqyrim bashkë edhe sonte kesh tu e kqyr në sa ora duhet me u nis për shpejt që me u siguru që nuk mungoj. Definitivisht për mua Ronaldo. Thash nuk ia fali që e kanë eliminuar Granit Xhakën se e ka merituar Zvicra me ec përpara”, përfundoi Osmani.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026