Osmani: Serbia vazhdon të mbetet kërcënimi më serioz ndaj Kosovës
Lexohet për: 2 min.
Osmani
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Serbia vazhdon të mbetet kërcënimi më serioz ndaj Kosovës.

Osmani theksoi se derisa Serbia ka këtë qasje ndaj Kosovës, prania e NATO-s është faktor kyç.

"Serbia vazhdon të mbetet kërcënimi me serioz ndaj Kosovës. Brenda territorit të Kosovës instrumentalizon strukturat kriminale, duke i paguar. Serbia vazhdon të paraqes rrezik për gjitha vendet e rajonit. Në këtë kontekst, derisa të kemi këtë qasje ndaj Kosovës, prania e NATO-s është faktori kyç", shtoi ajo.

Këto komente e para e vendit, Osmani i bëri në tryezën "15 vite të mbikëqyrjes të sektorit publik të sigurisë", të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Ajo theksoi se mjedisi i sigurisë në vend varet nga ai global.

"Mjedisi i sigurisë në vendin tonë ndikohet nga mjedisi global. Paqja e qëndrueshme kërkon partner të përkushtuar. Kosova është dhe do të mbetet partnere. Sot jemi dëshmitar që mjedisi global mbetet i pa sigurt....Në cilësinë e komandantes supreme, së bashku me institucionet të vendit, kemi hartuar fillimisht strategjinë e sigurisë", ka thënë ajo.

Kryetarja e shtetit ka përmendur edhe "Defender Europe" që do të organizohet nga muaji i ardhshëm. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025