Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Malajzisë, Zahid Rastam
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Malajzisë, Zahid Rastam.
Osmani me këtë rast shfaqi besimin se përgjatë mandatit të ambasadorit të ri Zahid Rastam do të forcohen edhe më tej lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Malajzisë.
Ajo theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Malajzisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen nga shtetet e organizatës ASEAN.
Në takim u diskutua edhe për eksplorimin e mundësive të reja për bashkëpunim me Malajzinë në sektorë kyç, sikurse janë ekonomia, tregtia, arsimi dhe bujqësia, të cilat ofrojnë potencial të jashtëzakonshëm për përfitim reciprok.
Gjithashtu u diskutua për organizimin e një forumi të përbashkët ekonomik, i cili do të jetë mundësi e mirë për shkëmbim ndërmjet bizneseve të të dy shteteve.
Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për promovimin e paqes dhe stabilitetit, si brenda ashtu edhe në rajon.