Petkoviq i reagon ambasadorit gjerman për zgjedhjet në Kosovë
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
petkoviqqq
4 orë më parë
Linku u kopjua

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka akuzuar ashpër ambasadorin gjerman Jorn Rohde se ka shfaqur “njëanshmëri të qartë” duke përsëritur “dezinformatat e Kurtit dhe duke injoruar faktet e dukshme në terren”.

“Na habit fakti që përfaqësuesi gjerman nuk i fsheh të preferuarit e tij dhe as armiqësinë ndaj Listës Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi dhe përfaqëson interesat e popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Petkoviq në Facebook.

Reagimi i tij vjen në ditën kur ambasadori gjerman në Prishtinë akuzoi Serbinë për ndërhyrje në procesin e fundit zgjedhor në Kosovë.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, ka përmendur se Serbia ka ndërhy në zgjedhjet në Kosovë.

Rohde ka cituar edhe kryevëzhguesen e Bashkimit Evropian për zgjedhjet në Kosovë, Nathalie Loiseau.

“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç ka theksuar shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë duke kërkuar vota për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi, pa asnjë provë”, ka shkruar Rohde në rrjetin social Bluesky.

Ndryshe në Kosovë zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt derisa ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave.

https://kosovapress.com/ambasadori-rhode-thote-se-serbia-nderhyri-ne-zgjedhjet-parlamentare-ne-kosove

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025