Milani eliminohet nga Liga e Kampionëve
Sport
Lexohet për: 1 min.
sportt
3 orë më parë
Linku u kopjua

Skuadra holandeze Feynoordi e ka bërë befasinë më të madhe në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Holandezët kanë eliminuar gjigantin italian në playoff in e kësaj gare me rezultat të përgjithshëm 2-1 pas dy ndeshjeve, raporton KosovaPress.

Pasi fituan 1-0 në ndeshjen e parë në Holandë, Feynoordi arriti të marrë një barazim 1-1 në Itali, rezultat ky që i dërgoi ata në mesin e 16 skuadrave më të mira të Evropës. 

Milani e nisi mirë ndeshjen duke shënuar për 1-0 që në minutën e parë të ndeshjes me golin e Gimenez, por atyre iu kundërpërgjigj Carraza i cili barazoi në minutën e 73',.gol ky që i dha fund aventurës së Milanit në garat evropiane në këtë edicion.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025