Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Çeke
Lexohet për: 1 min.
Osmani
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Çeke, Bohumil Mazánek. Osmani e njoftoi ambasadorin e ri me situatën e sigurisë në vend pas agresionit serb kundër Kosovës, më 24 shtator ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në këtë takim, ata theksuan raportet shumë të mira në mes të dy shteteve si dhe thellimin e bashkëpunimit “me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët”.

“Presidentja Osmani e uroi ambasadorin për detyrën, ndërkaq ambasadori Mazánek, shtoi se nga ana e tij do të ketë edhe angazhim më të madh pas vendimit të Presidentit Çek , Petr Pavel për  ngritjen e  raporteve diplomatike në nivel të ambasadorëve”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Gjithashtu, Osmani e falënderoi ambasadori ne ri për kontributin e dhënë nga Republika Çeke lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025