Osmani për bojkotin e Listës serbe: Të mos cenohet asnjë e drejtë e qytetarëve
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ‘nuk po i mbanë fjalët që i ka dhënë para aleatëve ndërkombëtarë’ dhe sipas saj për këtë duhet të ndëshkohet. Osmani e pyetur në lidhje me thirrjet e listës serbe që qytetarët serb në Kosovë mos të marrin pjesë në procesin zgjedhor të 21 prillit, ajo tha se ky është një presion i Serbisë dhe se serbëve në Kosovë po i mohet e drejta e tyre.

Ajo u ka bërë thirrje ndërkombëtare që të ndëshkojnë Vuçiqin i cili nuk po i mban fjalët të cilat i ka dhënë. Ajo theksoi se Serbia nuk ka të drejtë të ndërhyjë në Kosovë.

Lidhur me arsyetimet e serbëve se për çështje teknike nuk do të marrin pjesë në referendum, presidentja Osmani tha se të gjitha këto janë akuza false.

Osmani tha se Kosova nuk ushtron asnjë presion kundrejt qytetarëve serb dhe se të njëjtit kanë të gjitha të drejtat të cilat i takojnë./A.Drenica

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025