Osmani në Uashington takon senatorin Thom Tillis
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Osmani në Uashington takon senatorin Thom Tillis
23 orë më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Uashington për takime në  Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa do të mbajë fjalim në simpoziumin e 11-të vjetor të Kolegjit United States Naval War në Rhode Island.

Osmani gjatë ditës ka takuar senatorin republikan Thom Tillis me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për ruajtjen e paqes e sigurisë në rajon.

“Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim. SHBA-ja ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar, ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024