Osmani nderon ushtarët e rënë danezë
Lexohet për: 1 min.
441155950_985204636297409_1028340355815947259_n
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po vazhdon vizitën e saj në Danimarkë. Ajo sot ka bërë nderime te Monumenti Kombëtar i Përkujtimit në Danimarkë, në nderim të kontributit të forcave ushtarake daneze që kontribuuan për paqe në vende të ndryshme të botës, e sidomos në Kosovë.

Presidentja ndodhet në Danimarkë ku do të merr pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci. Në samit, presidentja Osmani do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit tonë dhe të vendeve tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.

Gjatë vizitës në Danimarkë, presidentja Osmani sot është pritur në takim nga kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, ndërsa do ta takojë edhe mërgatën shqiptare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025