Osmani mund të “çelet” pasdite, mbase, për çështjen “presidentja”
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Osmani mund të “çelet” pasdite, mbase, për çështjen “presidentja”
05/03/2026 - 12:18
Linku u kopjua

Vjosa Osmanit i ka mbetur edhe një muaj “kryetarllëk” në Republikën e Kosovës. Më 5 prill, ajo duhet ta lë presidencën, nëse nuk ndodh ndonjë zhvillim “magjik” në ndërkohë, që e lë atë edhe një mandat në këtë pozitë, shkruan KosovaPress.

Gjasat për këtë janë të krejtësisht të imëta. Atë nuk po e propozon kurrkush për të qenë, edhe njëherë, kandidate për presidente. Vetëvendosje, partia me të cilën kjo u ngjit në majat e shtetit, duke përfshirë edhe postin e të parës së Republikës, më 4 prill 2021, ka vendosur që besimin e vet, për president të ri, t’ia jap Glauk Konjufës.

Shefi i këtij të fundit në parti e qeveri, kryeministri Albin Kurti i ka evituar komunikimet me Osmanin ditëve të fundit. Edhe sot, gjatë seancës solemne të Kuvendit për Epopenë e UCK-së, ai e ka “privuar” veten nga çfarëdolloj takimi e muhabeti me Osmanin. Njëjtë ka vepruar edhe kjo e fundit. Në të kryer të seancës, presidentja ka preferuar të dali jashtë para Kurtit, duke mos e këmbyer asnjë lloj komunikimi me të.

PDK, nga ana tjetër, po insiston që kryetar shteti të bëhet dikush që e propozon kjo parti e ai ose ajo, sipas Bedri Hamzës, jo domosdo duhet të jetë pjesë e këtij subjekti politik. Por, emri i Vjosa Osmanit nuk është përmendur që mund të jetë një “zgjidhje” që e propozon, e as e preferon, Partia Demokratike.

LDK ka qëndruar më indiferente në këtë temë, duke mos treguar saktë dhe zyrtarisht nëse e mbështet kandidaturën e Osmanit. Por, zëra nga kjo parti kanë thënë se mund të kenë votë për të.

Osmani, që ka mbetur në një situatë “të papritur” nuk është deklaruar ende, personalisht, për këto zhvillime, të cilat nuk e parashohin atë si kandidate të nominuar nga asnjë parti, për presidente.

Megjithatë, nga zyra e saj thanë se ajo mund të flasë sot për këtë temë, në një konferencë potenciale për mediet.

“Pritet të ketë, mbase, pasdite. Ju njoftojmë”, ka thënë zëdhënësi i saj, Bekim Kupina, në një komunikim me gazetarët, kur këta e pyetën nëse Osmani do të mbajë ndonjë konferencë shtypi, sot.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026