Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mori sot pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Salvadorit Nayib Bukele.
Bukele, i rizgjedhur me një fitore dërmuese me mbi 80% të votave në shkurt, do të betohet edhe për pesë vjet të tjera pas një vendimi gjyqësor që i hapi rrugën rizgjedhjes së tij edhe pse Kushtetuta e vendit e ndalon atë.Ceremonia e betimit sot në kryeqytetin San Salvador zhvillohet mes shqetësimeve të sigurisë pasi policia tha se kishte penguar një kërcënim për bombë.
Shtatë persona u arrestuan për komplot për të shpërthyer eksploziv në vende anembanë vendit, tha policia të enjten duke shtuar se të dyshuarit ishin pjesë e të ashtuquajturës Brigada e Kryengritjes salvadoriane.
Ndër të pranishmit e pritur në ceremoni janë edhe presidenti i Argjentinës Javier Milei dhe Donald Trump Jr, djali i ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili mbërriti në Salvador të premten.