Osmani viziton Salvadorin
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Me ftesë të presidentit të Salvadorit Nayib Bukele, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar zyrtarisht për në këtë shtet të Amerikës Qendrore.

Vizita e presidentes Osmani është e para e një kreu të shtetit të Kosovës në këtë shtet.

Presidentja do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele.

Gjatë qëndrimit në San Salvador, Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetërorë, duke filluar me presidentin Bukele.

Fokusi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja me shtete në rajonin e Amerikës Latine.

Presidentja po ashtu do të zhvillojë takime tjera bilaterale me përfaqësues të shteteve të tjera, me qëllim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe avancimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të interesit të përbashkët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024