Osmani: Lista Serbe mos të zbatojë agjendat destruktive
Lexohet për: 2 min.
1.Vjosa Osmani 120422 (2)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Lista Serbe duhet të fillojë të mendojë për të mirën e qytetarëve, përfshirë qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë dhe mos të zbatojë agjendat destruktive.

Ish-deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, dje në një konferencë për media, ka thënë se duhet të ndalet i ashtuquajturin “represion” ndaj tyre, në të kundërtën më 1 qershor do të pasojë një përgjigje vendimtare e popullit serb.

Osmani gjatë vizitës në Mal të Zi, është pyetur edhe për këto kërcënime, derisa theksoi se Kosova respekton Kushtetutën dhe ligjet e mbi të gjitha respekton të gjithë qytetarët e saj.

Përndryshe, dje pas betimit të kryetarit të ri të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, përfaqësues të Listës Serbe nxituan për të bërë kërcënimet e para publike, pavarësisht se zgjedhja e kryetarëve të komunave veriore është në përputhje të plotë më ligjin e Republikës së Kosovës, ashtu siç edhe kanë deklaruar shtetet e QUINT-it.

Përmes një konference, jo për herë të parë, Lista Serbe ka bërë kërcënime të hapura dhe të qarta për paralajmërim për trazira në veri të vendit, në të njëjtën linjë retorike sikurse presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8blista-serbe-kercenon-hapur-pas-1-qershorit/

Presidentja Osmani sot ishte në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ku morën pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, si dhe anëtarët e presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq dhe Zheljko Komshiq. Në inaugurim po ashtu kanë marrë pjesë përfaqësues të autoriteteve ekzekutive dhe gjyqësore dhe të trupit diplomatik në Mal të Zi, si dhe ish-presidentë të shtetit, Qeverisë dhe Kuvendit. Aty u panë edhe të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Stuart Peach.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/osmani-kosova-nuk-i-ike-obligimeve-serbia-duhet-ti-respektoje-marreveshjet/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024