Organizata Shqiptare kërkon zhvendosjen e banerit nga shtatorja e Skënderbeut në Prizren
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Organizata Shqiptare kërkon zhvendosjen e banerit nga shtatorja e Skënderbeut në Prizren
Organizata Shqiptare dënon “me forcën më të madhe vendosjen e banerit me urimin e festës së muslimanëve të Kurban Bajramit mbi shtatoren e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në qytetin e Prizrenit”.
Kjo organizatë thekson se është skandaloz, i papranueshëm dhe një akt i pastër provokimi që një urim fetar të mbuloje figurën e Skënderbeut – simbolit më të madh të rezistencës shqiptare, bashkimit kombëtar dhe identitetit tonë historik.
“Kjo nuk është thjesht një gabim teknik apo mungesë vendi, por një mungesë respekti për historinë dhe vlerat kombëtare shqiptare.
I bëjmë thirrje të menjëhershme Kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe Bashkësisë Islame të Prizrenit që menjëher ta zhvendosin këtë baner nga shtatorja e Skënderbeut dhe ta vendosin në një vend tjetër të përshtatshëm, ku nuk fshihet apo përdhoset figura e Heroit Kombëtar.
Nëse ky baner nuk hiqet menjëherë, Organizata Shqiptare e konsideron të justifikuar çdo veprim të qytetarëve shqiptarë për ta hequr me forcë këtë provokim. Askush nuk ka të drejtë të përdorë hapësirën për të fshehur monumentet kombëtare nën urime fetare”, thuhet në reagimin e Organizatës Shqiptare.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.