Më 12 maj 1949 mori fund bllokada e Berlinit. Britania e Madhe luajti një rol kyç në thyerjen e saj. Britanikët kuptuan, se rruga për të fituar zemrat dhe mendjet për demokracinë kalonte përmes stomakut. Kur atëherë, princi britanik, Charles takoi ish-kancelaren Merkel, ai theksoi angazhimin e përbashkët të dy vendeve dhe miqësinë që “do dhe duhet të zgjasë” që nga koha, kur vendet e tyre “u lidhën kaq ngushtë me njëri-tjetrin”. Megjithëse marrëdhënia mes Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe ishte e vështirë pas Luftës së Dytë Botërore, angazhimi britanik u provua kur Britania e Madhe ndihmoi në thyerjen e bllokadës sovjetike të Berlinit, e krijuar 70 vite më parë për t’i thyer përmes urisë aleatët.
Uria: Logjika e luftës dhe paqes
Kur qeveria laburiste bëri të ditur planin e racionimit në korrik 1946,-diçka që britanikët nuk e kishin përjetuar madje as gjatë luftës, ajo e justifikoi vendimin si një sakrificë. Për të penguar gjendjen e urisë ku „njerëzit në vendet armike të okupuara ishin në rrezik të lartë të vdisnin nga uria”, siç shkroi Susan Cooper në librin „Koha e Kursimit”, buka duhej të racionohej, bashkë me shkurtime në proshutë, mish pule, oriz, vezë dhe yndyra. Importet e drithit ishin rrezikuar pasi prodhimi botëror kërcënohej nga një dimër i ashpër. Ideja ishte që drithërat amerikane të mund të ndërronin drejtim e të vinin për të ushqyer zonat e pushtuara nga britanikët.
Një ide aspak popullore dhe ndoshta edhe jo aq e domosdoshme, sepse racionet nuk ishin shumë më të vogla, se ato që njerëzit ishin mësuar të hanin, por njerëzit e kuptuan gjuhën e urisë në mesin e sakrifikimeve të pashembullta të kohës.Racionimi i bukës ishte një nga impulset e para në përpjekjen e britanikëve „për të fituar paqen” në një kohë që po kristalizohej Lufta e Ftohtë me sovjetikët. Ata duhet të bindnin publikun në të dyja anët, se si armiq të dikurshëm jemi tani miq përballë një armiku të ri. „Demokracia në Gjermani ishte në fillime”, thotë Bernd von Kotska për DW. “Ishte ecenciale të thuhej – nëse ne duam të ndërtojmë demokracinë, duhet të sigurojmë që kjo demokraci është e aftë të ushqejë njerëzit.”
Bllokada e Berlinit
Një urë në ajër
Berlinezët rezistuan 318 ditë, derisa sovjetikët pasi e kuptuan, se sa kishin rënë në sytë e publikut e përfunduan bllokadën më 12 maj 1949. Nëse SHBA kreu shumicën e ushqimeve, britanikët transportuan afër një çerekun e tyre, vetëm tre vjet pas luftës, dhe kjo e rriti në mënyrë të ndjeshme rolin britanik. Ajo tregoi guximin politik, që nuk është kaq i dukshëm sot, thotë von Kotska nga Muzei i Aleatëve në Berlin. „Kush mendoni, se do të fitojë zgjedhjet duke i treguar votuesve, se po, e di që kemi racionuar me vite, por do të vazhdojmë me këtë…se do të ofrojmë mbështetje për një vend që hodhi bomba vetëm tre vite më parë tek ne?”, pyet drejtori i muzeut, von Kotska.