Operacioni “Kultivimi”, kapet shtetasi në kërkim i dënuar me 5 vjet burg
Lexohet për: 1 min.
421239846_766050215560326_4148738192719386984_n
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të operacionit “Kultivimi”, Policia e Shtetit sot në Pukë ka prangosur shtetasin Kastriot Gega, 49-vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me burg.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 17 shtator 2018, e ka dënuar këtë shtetas, me pesë vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak, pasi ka rezultuar bashkëpunëtor në kultivimin e 3.280 bimëve narkotike kanabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025