Operacion i përbashkët Kosovë-SHBA, arrestohet i dyshuari për krim kibernetik
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Operacion i përbashkët Kosovë-SHBA, arrestohet i dyshuari për krim kibernetik
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit, ku është arrestuar një person i dyshuar për vepra të krimit kibernetik.
Sipas Policisë, aksioni është realizuar në bazë të një urdhërese të Gjykatës, ndërsa hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet amerikane.
I dyshuari dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material për vete ose për persona të tjerë, ka siguruar në mënyrë të paautorizuar të dhëna të kartelave bankare dhe të dhëna personale, kryesisht të shtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më tej, ai dyshohet se këto të dhëna i ka vënë në dispozicion për keqpërdorim duke i publikuar në platforma të caktuara online.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është në procedurë të mëtejshme hetimore.
Gjatë kontrollit në lokacionin e bastisur janë sekuestruar prova relevante, ndërsa autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se hetimet dhe veprimet e mëtejshme do të vazhdojnë në koordinim të ngushtë me autoritetet e Shteteve të Bashkuara.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.