Olta Gixhari zbulon partnerin: Është shqiptar dhe quhet Dori
Lexohet për: 2 min.
Olta Gixhari
2 vite më parë
Linku u kopjua

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka folur për lidhjen me partnerin e saj.

Ajo në “Ftesë në 5” të TopChannel përmes “Skype” nga Valencia, në Spanjë,  ka rrëfyer jetën e re si nënë, ndërsa tregoi se është shumë e lidhur me të birin dhe ndonjëherë më shumë kontrolluese seç duhet.

Sa i përket partnerit, Olta u shpreh se nuk poston foto me të pasi ai nuk është një personazh publik. Mirëpo ajo nuk ngurroi të zbulonte se partneri i saj është shqiptar dhe se emri i tij është Dori.

“Unë emrin edhe mund t’ ia them. S’ia kam thënë se s’më kanë pyetur kurrë për emrin… Zakonisht më pyesin pse s’nxjerr foto me fytyrën e tij…”, u shpreh ndër të tjera Gixhari.

Olta Gixhari (36), e lindur në Durrës, ka luajtur në Teatrin Kombëtar në Tiranë në Filumena Marturano 2009, Pamje nga ura 2007.

Ka interpretuar edhe në kinematografi me filmin Pharmakon, prodhim i vitit 2012 dhe në filmin Amsterdam Express prodhim i vitit 2014. Ka prezantuar edhe reality show Kafazi i Artë në vitin 2008. Njihet si Merilyn Monroe shqiptare për shkak të ngjashmërisë fizike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024