Sipas një raporti të një zyrtari të OKB-së, rreth 8 mijë trupa palestinezësh besohet se ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës, ku është pastruar më pak se 1 për qind e mbeturinave pas luftës dyvjeçare gjenocidale të Izraelit ndaj enklavës.
Gazeta Haaretz, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar nga Programi i Zhvillimit i OKB-së (UNDP), tha se ritmi i ngadaltë i largimit të rrënojave nënkupton se procesi i pastrimit mund të zgjasë deri në shtatë vjet.
Vlerësimi bazohet në të dhënat e autoriteteve palestineze të mbrojtjes civile, të cilat kanë paralajmëruar për mungesa të rënda të pajisjeve dhe kapaciteteve, duke ngadalësuar përpjekjet për pastrimin e zonave të mëdha të shkatërruara.
OKB-ja vlerëson se kostot e rindërtimit arrijnë në rreth 70 miliardë dollarë.