Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria të rishqyrtojë vendimin e fundit për ndalimin e qarkullimit të automjeteve të transportit të mallrave me peshë mbi 7.5 tonë, i cili ka hyrë në fuqi nga data 14 korrik 2024.
Në një reagim për media thuhet se heqja e kësaj mase ndalimi është e nevojshme pasi me këtë po dëmtohen bizneset duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në rritjen e eksportit.
Për më tepër, OEK përkujton se kompanitë tregtare dhe ato transportuese po përballen me çrregullime në zinxhirin e furnizimit, të cilat do të shkaktojnë rritje të shpenzimeve për kompanitë vendore dhe si rezultat nuk do të jenë në gjendje t’i përballojnë këto kosto.
Duke konstatuar se asnjë vend i rajonit nuk ka vendosur kufizime të tilla, nuk e shohim të arsyeshme që vetëm Kosova të vendosë një kufizim të tillë, sidomos duke e ditur se rrugët tona janë ndërtuar me cilësi shumë më të lartë se ato të vendeve të rajonit, përfundon reagimi.