Në një ceremoni solemne të mërkurën, aeroporti ndërkombëtar i Sofjes mori emrin "Vasil Levski".
Kryeshefi ekzekutiv i operatorit të aeroportit "SOF Connect" Jesus Caballero, tha se “Vasil Levski nuk është vetëm një emër nga historia, ai është mishërim i shpirtit, guximit dhe kërkimit të palodhur të lirisë së Bullgarisë”.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Grozdan Karadzhov tha ka qenë e çuditshme pse një nga portat kryesore për në Bullgari kishte mbetur pa emër.
“Nuk ka qenë asnjëherë çështja nëse aeroporti duhet të ketë një emër, por i kujt duhet të jetë. Ndër propozimet e ndryshme ra në sy një emër - ai i Levskit. Jo vetëm sepse ai është patrioti më i shquar bullgar, por edhe sepse Levski kishte ëndrra të guximshme. Një prej tyre ishte që Bullgaria të jetë anëtare e familjes evropiane”, tha ai.“Më siguruan se kjo do të bëhet brenda një muaji. Shkurtesa SOF nuk do të ndryshojë, si dhe ajo në ICAO”, tha Karadzhov.
Me një dekret presidencial të 17 shkurtit, Aeroporti i Sofjes mban emrin e Apostullit të Lirisë Vasil Levski, tha të martën sekretariati i shtypit i kreut të shtetit. Më 18-19 shkurt, Bullgaria shënon 152-vjetorin e vdekjes së Levskit (1837-1873) - liderit revolucionar bullgar më me ndikim në luftën për çlirim. /BTA