OBSH-ja shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo - një emergjencë globale shëndetësore
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
OBSH-ja shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo - një emergjencë globale shëndetësore
OBSH
Foto Arkiv
17/05/2026 - 08:24
Linku u kopjua

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur shpërthimin e Ebolës në provincën lindore Ituri të Republikës Demokratike të Kongos një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar.

Agjencia shtoi se shpërthimi, me rreth 246 raste të dyshuara dhe 80 vdekje të raportuara, nuk i plotëson kriteret e një emergjence pandemie.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se aktualisht ka "pasiguri të konsiderueshme për numrin e vërtetë të personave të infektuar dhe përhapjen gjeografike" të shpërthimit, shkruan BBC, përcjell KosovaPress.

Lloji aktual i Ebolës shkaktohet nga virusi Bundibugyo, tha agjencia shëndetësore, për të cilin nuk ka ilaçe ose vaksina të miratuara.

OBSH-ja tha se tani ka tetë raste të konfirmuara në laborator të virusit, me raste të tjera të dyshuara dhe vdekje në tre zona shëndetësore, përfshirë Bunia-n, kryeqytetin e provincës Ituri, dhe qytetet e minierave të arit Mongwalu dhe Rwampara.

Agjencia globale e shëndetësisë shtoi se virusi është përhapur përtej Republikës Demokratike të Kongos, me dy raste të konfirmuara të raportuara në Ugandën fqinje.

Zyrtarët ugandanë thanë se një burrë 59-vjeçar që vdiq të enjten kishte rezultuar pozitiv.

Vendet që kufizohen me RD të Kongos konsiderohen si rrezik i lartë për përhapje të mëtejshme për shkak të lëvizshmërisë së popullsisë, tregtisë dhe udhëtimeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026