“Nuk shkoj në palestër”, ylli 70 milionë euro zbulon arsyen
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Mesfushori ofensiv i Manchester Cityt dhe Portugalisë, Bernardo Silva (30), ka shpalosur detaje rreth mos shkuarjes së tij në palestër.

Ai në një intervistë për Sky Sports ka thënë se në palestër shkojnë vetëm ata që nuk dinë të luajnë top.

Silva njihet pikërisht për teknikën e tij të futbollit. Karriera e tij filloi në Benfica, ku luajti 38 ndeshje për ekipin B dhe vetëm tri për ekipin e parë. Sipas Transfermarkt, Monaco e huazoi si 20-vjeçar dhe e bleu gjysmë viti më vonë për 15.75 milionë euro.

Ai ishte pjesë e brezit të madh të klubit francez me Kylian Mbappe, Radamel Falcao, Fabinho. Në vitin 2017 fituan kampionatin francez dhe luajtën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku u eliminuan nga Juventusi.

Manchester City e pagoi 50 milionë euro dhe tani ai është prej vitesh një nga lojtarët më të mirë të klubit duke fituar 17 trofe dhe shënuar 67 gola.

Kontrata e tij me Cityn është e vlefshme edhe për dy vjet. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 70 milionë euro, dhe vlera më e lartë e vlerësuar në atë faqe ishte 100 milionë. Në fanellën e kombëtares portugeze, ai pati 93 paraqitje dhe 12 gola, dhe fitoi Ligën e Kombeve në vitin 2019.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024